Shërbimet
Dermatologji Patologjike
Fabulous Derma Clinic ofron diagnostikimin dhe trajtimin gjithëpërfshirës për një gamë të gjerë sëmundjesh dermatologjike tek të rriturit dhe fëmijët e të gjitha moshave. Stafi mjekësor i kualifikuar dhe teknikat e avancuara diagnostike dhe trajtuese, sigurojnë trajtimin e shumë patologjive të lëkurës si sëmundjet inflamatore, autoimune, infeksionet, teaks ione the alergjike, aknet, psoriasis, eczema, vitiligo, melanomat dhe llojet e tjera të kancerit të lëkurës.
- Vizitë dermatologjike
- Dermatoskopia dixhitale
- Krioterapia me azot të lëngshëm
- Trajtimi i plageve
- Heqja e nishaneve me Lazer
- Biopsi të lëkurës
- Ndërhyrje ambulatoriale
Mjekesi Estetike dhe Rigjenerative
Zbuloni ekselencen e mjekësisë estetike në Fabulous Derma Clinic. Trajtimet tona estetike kanë si qëllim të përmirësojnë tiparet tuaja në mënyrë sa më natyrale dhe proporcionale me fizionominë tuaj . Ne ecim në krah me zhvillimet dhe teknikat më të fundit të shkencës për t’u siguruar që ju të merrni trajtimet më të avancuara dhe më të sigurta për shëndetin tuaj.
- Mezoterapia dhe Biorigjeneruesit
Mezoterapia është një procedurë estetike e cila konsiston në injektimin e ingredientëve të ndryshëm si acidi hialuronik linear, vitamina, aminoacide, enzima, minerale, në nivelin e mesodermes nëpërmjet mikroinjektimeve. - Fillerat Dermal
Injektimi i Fillerave është një procedurë mjekësore, e cila ka si qëllim përmirësimin e pamjes dhe korrigjimin e tipareve që ndryshojnë me kalimin e viteve. - Injektimet me PRP ( Platelet-Rich Plasma)
PRP ose ndryshe Plazma e pasur me trombocite është një trajtim që përdoret për rigjenerimin e lëkurës dhe trajtimin e rënies së flokëve. - Terapia Autologe Rigjenerative me Qeliza Staminale nga Indi Adipoz
Terapia Autologe Rigjenerative mundeson trajtimin e shume patologjive ose problematikave te lekures me ane te qelizave staminale, te marra nga Indi Adipoz/ Dhjamor.
- Peeling
Peeling është një procedurë mjekësore e përdorur gjerësisht për trajtimin e shumë problematikave të lëkures si akne, hiperprodhim i sebumit ( yndyrës), hiperpigmentimet ( njollat kafe), melazmat, rënie e elasticitetit të lëkurës etj. Në varësi të problematikës që trajtohet ndryshon lloji i acidit që përdoret.
Nuk është e mundur që dy persona të jenë identikë, prandaj as lëkura juaj nuk mund të jetë njesoj me lëkurën e dikujt tjetër. Prandaj, në Fabulous Derma Clinic do të gjeni formulën e kremit që funksionon vetëm për lëkurën tuaj dhe për problematikën që ajo paraqet pas analizimit profesional dhe dixhital. Mjekët tanë, ekspertë në kujdesin e lëkurës, do të analizojnë lëkurën tuaj dhe do të krijojnë një rutinë të personalizuar, e cila do të adresojë problematikat specifike të lëkurës tuaj. Pavarësisht nëse keni të bëni me aknet, plakjen ose thjesht dëshironi të mbani lëkurë të shëndetshme, ne kemi zgjidhjen perfekte për ju.
- Mastoplastika zmadhuese
- Mastoplastika reduktuese
- Abdominoplastika
- Korrigjimi i gjinekomastisë
- Lifting Fytyre/kofshë/krahë
- Rhinoplastika kirurgjikale
- Blefaroplastika dhe Otoplastika
- Lipostucion dhe Lipofilling
Trikologjia është nje shkence specifike qe studion strukturen, funksionin dhe patologjite e flokëve të njeriut. Në kuptimin klinik, Trikologjia është diagnostikimi dhe trajtimi i problematikave dhe sëmundjeve të lëkurës së kokës dhe flokëve.
Ne Fabulous Derma Clinic do te gjeni specialistet e kesaj fushe, te cilet do mund t’ju ofrojne sherbimet e meposhtme:
- Ekzaminimi i bulbit të flokut
- Diagnostifikimi i patologjive të flokëve
- Trajtime me medikamente lokale/orale
- Trajtime me substanca të injektueshme
- Trajtime me qeliza staminale
- Transplanti i flokëve
Përjetoni fuqinë e teknologjive të avancuara për korrigjimin ose përmirësimin e problematikave të ndryshme,duke filluar nga epilimi definitiv me lazer, eliminimi I kapilarëve, trajtimi I njollave të lëkurës, lifting Jo kirurgjikal me aparaturat lazer dhe radiofrekuence deri tek trajtimet e specializuara të trupi. Këto trajtime kryhen nga profesionistë të aftë dhe të trajnuar, duke garantuar siguri dhe efikasitet.
Terapia intravenoze është administrimi i nutrienteve dhe hidratimi direkt në qarkullimin e gjakut për nje perthithje me te mire dhe përdorim të menjëhershëm nga trupi.
Terapia IV është mënyra më e shpejtë për të shpërndarë lëndët ushqyese në të gjithë trupin, sepse anashkalon sistemin tretës dhe shkon direkt në organe, duke arritur një përthithjeje 90-100% (në krahasim me perthithjen e suplementeve qe merren ne menyre orale, e cila nuk eshte me shume se 20-50%).
Kush nuk do të dëshironte të zgjidhte dhimbjen e shpinës pa përdorur medikamente?
Sa shpesh dhimbja e shpatullave shkakton nje inflamacion të padurueshëm? Për të mos përmendur cervikalgjinë apo dhimbjen e qafës që është një nga problematikat më të shpeshta ne ditet e sotme.
Zgjidhja e ketyre problematikave pa medikamente dhe pa efektet anesore qe ato kane, është Fizioterapia.
Fizioterapia nuk është magji, por nje riedukim postural që synon mirëqenien psikofizike te individit. Kjo disiplinë, e cila sot eshte ne rritje cdo dite, per here te pare u praktikua që në vitin 480 para Krishtit nga Hipokrati, babai i mjekësisë, i cili prezantoi trajtime të tilla si masazhi, manipulimi dhe hidroterapia.
Ne Fabulous Clinic do keni mundesi te trajtoni problematika te tilla me aparaturat me bashkekohore dhe nga nje staf profesionist dhe i trajnuar ne fushen e fizioterapise.
Na kontaktoni sot për të rezervuar konsultën tuaj.
Në Fabulous Derma Clinic, ju ftojmë të nisni një udhëtim drejt te bukures dhe
lekurës së shëndetshme.

